Në Indonezi ekziston një shkollë për orangutangët jetimë. Çdo ditë vullnetarë të kësaj shkolle marrin vogëlushët e braktisur, për t’i mësuar si t’i mbijetojnë jetës së egër, mësime që duhet t’i merrnin nga nënat e tyre.
Për t’i ndihmuar të mësojnë, disa vullnetarë kanë krijuar në Indonezi, International Animal Rescue, në Keptang. Ata merren çdo ditë me karrocë dore, nga vendi ku qëndrojnë për tek shkolla e Xhunglës. Qëllimi është që ata të mësojnë të jetojnë në xhungël pas rehabilitimit.
Orangutangu zakonisht shpenzon 7-8 vite të jetës me nënën për t’u mësuar me jetën e xhunglës dhe të mësojnë mjeshtëri. Vullnetarët kanë krijuar një mjedis që të jetë shumë i ngjashëm me atë të xhunglës ku ata të mësohen.
Në Borneo, nënat orangutang vriten nga gjuetarët dhe të vegjëlit i marrin sikafshë shtëpie, duke i mbajtur nëpër kafaze.