Indrit Bajraktari, 25-vjeçari i arrestuar nga Policia pas vdekjes së 17-vjeçares Enisa Doda në plazhin e Velipojës rezulton të jetë i martuar në Angli.
Kjo është zbuluar nga një vajzë, e cila mban emrin Almudena e pretendon se është e martuar me të në vitin 2019.
Ajo ka kontaktuar me redaksinë e Syri.net, duke treguar për lidhjen dhe martesën me Bajraktarin, duke dërguar dhe fotot mes të dyve. Sipas mesazheve, Indrit Bajraktari ka qenë në lidhje dashurie me Almudena Bajraktarin që nga data 18 janar 2017.
Ata u martuan me 18 prill 2019 dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe thuhet se ajo është shtatzënë. Indriti i tha gruas së tij se ai do të vizitonte vetëm familjen e tij.
Ata jetojnë në Londër së bashku edhe sot e kësaj dite. Ajo nuk ka dhënë detaje nëse do të vijë në Shqipëri për të parë burrin e saj pas informacioneve që ka marrë në lidhje me ngjarjen e Velipojës.
Ngjarja
Vazhdon të mbetet mister, mbytja e adoleshntes Enisa Doda në Velipojë, ndërkohë që kishte dalë në det me një motor uji me një shok emigrant, ardhur nga Anglia, Indrit Bajraktarin.
Dy të rinjtë që ndodheshin me motoskaf janë vonuar më shumë se 30 minuta dhe kjo ka ngjallur dyshime te pronarët e motoskafit,të cilët janë futur në ujë me mjete të tjera për të parë se çfarë kishte ndodhur. Aty kanë vërejtur se shtetasi Indrit Bajraktari nga fshati Kullaj i Njësisë Postribë në Shkodër po dilte nga uji me not ndërsa kishte lënë motoskafin në ujë dhe po ashtu edhe vajzën 17 vjeçe që kishte humbur jetën.
Pasi e kanë pyetur se ku ndodhet vajza, 25-vjeçari ka deklaruar për pronarët e motoskafit se e kishte nxjerrë në breg 17- vjeçaren dhe se e ka marrë xhaxhai i saj dhe ka tentuar që të largohet. Në atë moment pronarët e motoskafit duke dyshuar se diçka nuk shkon dhe e kanë mbajtur aty të riun nga Postriba duke mos e lënë që të largohet derisa ka ardhur Policia. Madje njëri prej tyre e ka goditur me grusht që të mos ikte, sepse kishte tentuar të largohej.
Policia ka mbërritur me shpejtësi duke bërë arrestimin e 25-vjeçarit Indrit Bajraktari. I pyetur nga policia për ngjarjen, Bajraktari ka deklaruar se vajza ka rrëshqitur nga motoskafi dhe se nuk mbante mend asgjë tjetër se çfarë ka ndodhur dhe se është larguar me not. 25- vjeçari ka qenë i paqartë në deklarimet e tij. Policia e ka arrestuar të riun ndërsa ka ngritur për të akuzat “shkaktim i vetëvrasjes”, “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”. Vajzës iu gjet në qafë çelësi i motorit të ujit.





