Tre të akuzuarit për vrasjen e dy të moshuarave Elsa e Gjinofeva Vava, mesnatën e 1 shtatorit të 2014, kanë dalë në gjyq së bashku. Indrit Shaqja, nga Shijaku, Velson Elmazi nga Elbasani kushëriri i tij dhe nipi i dy viktimave Artur Kacanolli janë përballur me trupin gjykues dhe prokuroren, përpara dhënies së konkuluzioneve përfundimatre të vendimit.
Indrit Shaqja 42 vjeç, nga Shijaku fillimisht ka kërkuar falje të afërmëve të dy të moshuarave, dhe më pas ka rrëfyer me gjakftohëtësi krimin e kryer, që nisi fillimisht si një grabitje ordinere, duke marrë përsipër të gjithë fajin.
“Unë jam autori asnjë prej të arrestuarve të tjerë nuk ka faj. Nipi i viktimave është shoku im, por ai nuk e dinte çfarë do të bëja në shtëpinë e tezes dhe nuses së dajës. Nuk e dija që kishte njerëz në atë shtëpi. Shkova të merrja ndonjë send me vlerë ndonjë televizor apo çfarë të gjeja, kur më doli plaka e parë u tremba. Edhe ajo u tremb shumë, e kam lidhur me çafrçaf dhe e hodha në krevat. Më pas ka dalë plaka e dytë. Edhe atë e kam lidhur me çarçaf. Velsoni ka qënë i pirë, ka qënë në gjumë. Kur jam larguar i kam lënë mirë, merrnin frymë. Por në mëngjes e mësova lajmin nga televizori dhe jam arratisur në Kosovë, në Itali e më pas në Spanjë. Më zuri paniku nuk doja të përfundoja në burg” ka thënë para trupit gjykues Shaqja i cili u ekstradua nga Inetrpoli si autori i grabitjes me pasojë vdekjen e të mohuarave.
Artur Kacanoli nipi i viktimave nuk e ka pranuar akuzën e bashkëpunimit, duke thënë se është i pafajshëm. Ndërsa Velson Elmazi ka thënë se dëshminë në polici e ka dhënë nën presionin dhe dhunën e parreshtur të policisë.
Sipas procesverbaleve të prokurores së çështjes Anila Bebeci, Shaqja dhe Elmazi, në bashpëkupin atë natë dhe me paramendim kanë shkuar në shtëpinë e të moshuarave, i kanë dhunuar, u kanë mbyllur gojën me skoç, i kanë lidhur duar e këmbë dhe u kanë grabtitur rreth 2 milionë lekë, disa monedha floriri dhe sende me vlerë.
Dy kunatat Elsa Vava 72 vjeç, dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç gjetën vdekjen mëngjesin së 2 shtatorit të 2014 të mbytura me dhe të lidhura me çarçaf.
Në shtëpinë e dy të moshuarave që humbën jetën, ndodhej dhe një tjetër e moshuar e cila fatmirësisht nuk është dhunuar nga grabitësit, ndërsa mësohet se ishte e paralizuar.
Ajo është motra e një prej të moshuarave që mbeti e vrarë, ndërsa mësohet se nuk është në gjendje për të folur në lidhje me çfarë ndodhi në banesë.
K. H.