14 dhjetor 2014 – Indrit Karaj 23 vjeç u arrestua në Vincenca të Italisë për shpërndarje kokaine. Ai, ndonëse pa leje qëndrimi në Itali, kishte marrë me qera tri apartamente në lagje të ndryshme të qytetit, të cilat i përdorte si baza për shpërndarjen e drogës.
Karabinierët i sekuestruan 90 gramë kokainë, 2 gramë hashish, 2 peshore elektronike precizioni, 600 euro të dyshuara si fryt i shitjes së drogës, si edhe 8 telefona celularë. U sekuestruan edhe 14 karta SIM në emër të personave të ndryshëm kryesisht ekstra- komunitarë.
Indriti, këto karta dhe telefona të ndryshëm i përdorte për të shpërndarë drogë pa u përgjuar nga italianët. Karabinierët paditën penalisht, edhe një shqiptar tjetër 25 vjeçar që dyshohet se ka bashkëpunuar me Indritin për shpërndarjen e drogës.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





