1 maj 2015 – Karabinierët e Urbinos arrestuan të enjten më 30 prill 2015 Indrit Sinanin dhe Edmir Tercetin, që të dy 24-vjeçarë.
Në 30 tetor 2014, ata kishin ndjekur nga pas me një makinë Fiat Doblo, një klient të supermarketit “Mega Store trony” dhe më pas i kishin hyrë në banesë për t’i vjedhur pajisjet elektronike të sapo blera. Vlera e sendeve të vjedhura shkon në 2 000 euro. Karabinierët e Urbinos e patën të vështirë t’i kapin dy hajdutët, sepse Edmiri ishte transferuar në Ankona dhe më pas ishte rikthyer në qytezën e Piobikos (Piobbicco) tek e shoqja, dhe kishte filluar punë në një kantier detar në portin e Fanos.
Indriti ishte transferuar në qytezën e Osimos, ku për të humbur gjurmët ishte martuar.
/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/