Giani Infantino është zgjedhur Presidenti i ri i Bashkimit të Federatave Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). Në Kongresin e 65-të të FIFA-s , mbajtur sot në Zyrih, zvicerani me origjinë italiane, ka fituar ndaj tre rivalëve të tij, në votimin për postin e presidentit. Gjatë Kongresit të jashtëzakonshëm, janë miratuar një seri reformash, të cilat do të jenë në qendër të vëmendjes së këtij institucioni, në vitet e ardhshme.

Menjëherë pas zgjedhjes së Gianni Infantino-s në këtë detyrë të lartë, Presidenti Armand Duka pati një takim të shpejtë me të, ku i ka uruar zgjedhjen në detyrën e Presidentit të FIFA-s. “Ju uroj për zgjedhje në detyrën e lartë dhe shpresoj shumë se në drejtimin tuaj, FIFA do të përmbushë akoma më mirë misionin e saj, për zhvillimin e futbollit botëror. FSHF, do të jetë pranë jush në përmbushjen e këtij misioni fisnik”, i është drejtuar Presidenti i Federatës Armand Duka, drejtuesit të ri të FIFA-s, menjëherë pas marrjes së detyrës, dje në Zyrih.

Presidenti i sapozgjedhur Gianni Infantino ka falënderuar duke shprehur mbështetjen e tij, për FSHF-në dhe futbollin shqiptar.