Mjekja dermatologe Violeta Dajçi, në një intervistë për mediat foli për ndryshimet klimatike dhe ndikimet në shëndet.
Gjatë intervistës, mjekja u ndal tek alergjike, duke sqaruar se më problematike janë alergjitë e diellit.
“Alergjitë e diellit shfaqen në trajta të ndryshme. Këto kërkojnë konsulte mjekësore, por ndihma e parë është mbrojtja nga këta faktorë që i shkaktojnë, që janë mbrojtja nga rrezatimi diellor.
Por gjithashtu ka raste kur duhet të përdoren kremra gjithmonë në koordinim me mjekët”, u shpreh mjekja.
Gjithashtu ajo theksoi vitamina është e rëndësishme që të merret nga të gjitha moshat.
“Dielli vërtet është parë si një nga shkaktarët e problematikeve të lëkurës, por gjithashtu ka një ndikim shumë pozitiv, pasi vitamina D është shumë e rëndësishme dhe duhet të merret nga të gjitha moshat dhe të gjitha personat.
Kjo mund të merret shumë mirë duke qëndruara gjatë mëngjesit, por pas orës 10:00 të gjithë personat me probleme me lëkurën duhet të përdorin mbrojtës.
Infeksionet dhe pickimet janë shumë problem gjatë verës dhe të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm”, tha ndër të tjera mjekja dermatologe.