Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar masat e reja të Covid-19. Mira Rakacolli ka bërë me dije se është hequr grumbullimi i 50 personave në aktivitete të ndryshme  dhe mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të këtyre ambienteve, ndërsa mbetet në fuqi masa e karantinës 5 ditore.

Rakacolli: “Situatë e qëndrueshme por kujdesi duhet të vijojë. Komiteti i Ekspertëve vendos të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 në grumbullime në aktivitete të ndryshme dhe mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të këtyre ambienteve. Qytetarët që hyjnë nga pikat kufitare duhet të dorëzojnë një nga dokumentet, pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë, provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj. Rezidentët që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura duhet të vetëizolohen. Qytetarët e konfirmuar me Covid të respektojnë izolimin 5 ditë nga koha e konfirmimit. Vijon të mbetet në fuqi në gjithë institucionet shëndetësore mos lejohet hyrja e familjarëve për personat e shtruar. Mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, qendra tregtare supermarkete, dyqane etj. Në administratë duhet të kesh certifikatën e vaksinimit. Vaksinimi është i hapur. Doza booster ofrohet për të gjitha kategoritë, 5 muaj pas dozës së dytë. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të na mbrojtur nga COVID-19”.