Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur për gazetarët në lidhje me infektimin me HIV të një foshnje 1 vjeç në maternitet.

Ajo deklaroi se janë mirëkuptues ndaj reagimit të prindërve ndërsa shtoi se në këtë rast bazohet në ekspertizën e personave përkatës.

Manastirliu deklaroi se ISHP ka hetuar rastin dhe ka vlerësuar se në çdo hallkë të sistemit shëndetësor janë zbatuar protokollet.

“Dua që të them që ne kemi ndjeshmërinë maksimale të rastit. Jemi mirëkuptues ndaj reagimit të prindërve. Ne si MSH punën tonë e bazojmë në ekspertizën e ekspertëve tanë. ISHP ka vlerësuar se në çdo hallkë të sistemit shëndetësore janë zbatuar protokollet shëndetësore”, deklaroi ministrja.