Një tjetër virus, ai ngjashëm me Ebolën është shfaqur në Angli, ku dy persona janë infektuar ndërsa një i tretë i dyshuar po trajtohet në spital.
Bëhet fjalë për virusin “Lassa”, simptomat e të cilit janë: Temperaturë e lartë, diarre, të vjella, dhimbje koke, fyti dhe trupi.
Virusi “Lassa” transmetohet te njerëzit përmes kontaktit me ushqime dhe objekte të kontaminuara.
Megjithatë lajmi i mirë është se rreth 80% e personave të infektuar me këtë virus nuk kanë simptoma.
Ndryshe nga Covid që ka bërë “kërdinë” me vdekje në të gjithë botën, “Lassa” edhe pse është në të njëjtën familje si Ebola nuk është aq vdekjeprurës apo infektiv.





