Aktorja e njohur shqiptare, Zamira Kita është infektuar me koronavirus. Mësohet se aktorja ka rezultuar pozitive bashkë me bashkëshortin e saj.
Ka qenë vetë aktorja, që ka postuar një foto në Facebook, ku tregon një buqetë me lule të dhuruar nga e motra dhe e konfirmon se është mirë.
Ndërkohë, të afërm dhe miq të shumtë të saj i urojnë shërim të shpejtë aktores dhe bashkëshortit të saj.





