Kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov është infektuar me koronavirus.
Shilegov thotë se pavarësisht gjithë masave që ndërmori, nuk ia arriti dot të mbronte veten nga COVID-19.
Ndër të tjera ai thotë se nuk ka nevojë të shtrohet në spital pasi ka vetëm një rritje të vogël të temperaturës së trupit.
“Edhe përkundër të gjitha masave që janë ndërmarrë nga ana ime për sigurinë time dhe të gjithë atyre përreth meje, nuk arrita të mbroj veten nga Covid-19. Pasqyra klinike është e mirë, me rritje të vogël të temperaturës së trupit dhe pa nevojë për t’u shtuar në spital”.- shkruan Shilegov.





