Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është infektuar nga Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar ajo vetë me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale.
Kushi shkruan se është izoluar në banesë për të shmangur përhapjen e infektimeve.
Ministrja bën edhe njëherë thirrje që qytetarët të respektojnë rregullar për të shmangur infektimin.
“Të dashur miq, pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia. Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit. Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!”-shkruan ajo.
Të dashur miq, Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke…
Posted by Evis Kushi on Monday, February 15, 2021





