Një tjetër mjek në qytetin e Elbasanit është prekur nga COVID-19. Bëhet fjalë për shefin e shërbimit të urgjencës në spitalin e Elbasanit. Si pasojë është karantinuar edhe një pjesë e stafit.
Ditën e sotme në Elbasan janë testuar pozitivë 22 persona, mes 495 qytetarëve që rezultuan të infektuar në të gjithë Shqipërinë.





