Infektohet me koronavirus një tjetër mjek i njohur shqiptar, në gjendje të rëndë në spital.
Në njoftim thuhet se Kerci është nën asistencë respiratore maksimale, ndërsa bluzat e bardha janë në mbështetje të ekipit mjekësor që po i shërben me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal.
“Prej disa ditesh prof.Mihal Kerci eshte nen asistence respiratore maksimale ne gjendje kritike per jeten.Jemi te gjithe ne mbeshtetje te ekipit mjekesor qe po i sherben me profesionalizem dhe perkushtim maksimal.
Lutemi te gjithe per shendetin e te palodhurit,organizatorit dhe drejtuesit te jashtezakonshem,kryetarit te shoqates sone! Me shpresen per ta kaluar situaten e veshtire,i urojme prof.Mishes rikuperim dhe sherim te shpejte”, thuhet në njoftim.





