Një gjykatë në Vietnam ka dënuar me 5 vite burg një 28-vjeçar, i cili akuzohet për shkeljen e rregullave anti-COVID.
I riu Le Van Tri u dënua për “përhapjen e sëmundjeve infektive të rrezikshme” në një gjyq, që u zhvillua të hënën.
Kujtojmë se Vietnami ka qenë një nga vendet që e ka menaxhuar me sukses pandeminë. Ajo kishte infektime dhe vdekje të pakta.
Por në fund të muajit prill, infektimet pësuan rritje dhe autoritetet u detyruan të merrnin masa të ashpra ndaj qytetarëve të pabindur.
“Le Van Tri u kthye në Ca Mau nga qyteti Ho Chi Minh… dhe shkeli rregullat e karantinës 21-ditore. Ai infektoi tetë persona, njëri prej të cilëve vdiq për shkak të virusit pas një muaji trajtimi”, tha agjencia e lajmeve.





