4 gusht 2015 – Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Elbasanit.
Infermieri 26-vjeçar Everest Duka, në pavionin e nefrologjisë në spitalin “Xhaferr Kongoli” të Elbasanit, ka tentuar që të përdhunojë një vajzë të mitur. Vajza 16 vjeçe me iniciale S.B., ishte shtruar si paciente për shkak të dhimbjeve në veshka.
Infermieri është vënë menjëherë në pranga nga policia e këtij qyteti.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/