Një infermiere 34-vjeçare është ndarë nga jeta në muajin e shtatë të shtatzënisë si pasojë e një arresti kardiak.
Ka qenë Urdhri i Infermierit të Shqipërisë që ka dhënë lajmin e trishtë për infermieren Aida Perdoda nga qyteti i Lezhës përmes një statusi në rrjetet sociale.
“Të nderuar kolegë,Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të laborantes nga Lezha Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak. Dhe pse ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.