Një infermiere e spitalit Infektiv, të cilën festa e ka gjetur në krye të detyrës duke iu shërbyer të prekurve nga koronavirusi, iu ka dhuruar këtyre të fundit vezën e Pashkës.
Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka publikuar në Facebook foton e infermieres Pashke Topjana teksa i jep vezën një të sëmuri, ndërsa shkruan:
“Infermiere Pashke Topjana sot në këtë ditë Pashke është në shërbim të të sëmurëve me #covid19 në spitalin infektiv. Ajo ka dashur që të ndajë gëzimin e festës me pacientët që si Pashka, kanë shumë nevojë të ndjejnë ngrohtësinë familjare në këtë ditë të ringjalljes së shpresës.”





