Policia japoneze është në kërkim të një infermiereje, të cilësuar si “engjëlli i vdekjes”, që dyshohet se ka helmuar përmes serumit, 48 pacientë të moshuar në një spital afër Tokios.

Dyshimet u ngritën pasi autopsia tregoi se dy burra 88 vjeç, ishin helmuar në spitalin Oguchi, në datat 18 dhe 20 shtator.

Autopsia tregoi se shkak për vdekjen e tyre kishte qenë një kimikat i gjetur në serumin e tyre, i njëjtë me një dezinfektues që përdoret nga infermieret po në këtë spital. Qeset e serumit ishin shpuar në mënyrë që dezinfektuesi të kalonte brenda.

Që prej rastit të dy vdekjeve, policia ka gjetur dhe 10 serume të tjera të shpuara, të cilat gjendeshin në katin e katërt të dhomës së infermiereve. Tashmë janë nën hetim 46 pacientë të cilët dyshohen se kanë vdekur nga i njëjti shkak.

Autorja e ktyrë vdekjeve të dyshimta, mendohet që është një infermiere.