Influencuesja e njohur serbe, Kristina Kika Đukić, 22 vjeç ka kryer vetëvrasje. Shoqja e saj, Laura Tesanović ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në rrjete sociale.

“Me keqardhje ju informoj se Kika nuk është më me ne. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e saj dhe për të gjithë njerëzit që e deshën dhe e njohën. Të dua përgjithmonë Kiko, prehu në paqe“, thuhet në postim.

Si një yll i rrjeteve sociale, Kika u gjend në shënjestër të bullizmit dhe abuzimit kibernetik.

Shumicën e kohës ishte jashtëzakonisht e vështirë për të të duronte presionin që i vinte nga rrjetet sociale. 

Ajo la pas nënën, e cila postoi në rrjetet sociale atë që mendonte se nuk do ta bënte kurrë: “Me dhimbje të madhe ju njoftoj se Kika ime ndërroi jetë dje.”