Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku një 28-vjeçar, Angel Hernandez Grado, i njohur në rrjete sociale si S2K Wya, ka sulmuar seksualisht të dashurën e tij dh më pas e ka vrarë veten, pas një ndjekeje të gjatë nga policia.
E dashura e tij, njëkohësisht nëna e djalit të tij të mitur raportoi në polici se i dashuri e kishte ngujuar në apartament për 2 ditë. Grado, i cili kishte 50 mijë ndjekës në Instagram, i kishte thënë asaj se do të blinte një armë dhe do ta vriste atë nëse thërriste policinë.
Ajo ia doli t’ia mbathte, pasi Grado u largua nga shtëpia, dhe me trauma në trup e denoncoi në polici, raporton Daily Mail.
Por Grado, influencues në botën e automobilizmit, filmoi veten teksa kreu vetëvrasje pas një ndjekje një orëshe mes tij dhe policisë, që në fund kishte arritur ta rrethonte në afërsi të San Diegos në SHBA.
Videot tregojnë të riun ndërsa afronte disa herë armën në kokë dhe thoshte se e donte shumë djalin e tij.





