Nga ananasi që djeg yndyrnat, tek ushqimet pa gluten dhe kulmi i disinformimit mbi ushqimin: sheqeri i errët është më pak i dëmshëm se ai i bardhi, shkruan tgcom.

"Ushqimet pa gluten janë më të shëndetshme", "Nëse ke nevojë për hekur, ha spinaq", "Ananasi të dobëson", "Sheqeri i zi nuk bën dëm". Janë të gjitha informacione të rreme, disa madje edhe të lashta, por që webi i bën gjithnjë e më të besueshme.

ISSalute, një portal mbi shëndetin i ka dedikuar një artikull më vete lajmeve të pavërteta mbi të ushqyerit.

Gënjeshtrën më të madhe ky portal quan "sheqeri i errët është më pak i dëmshëm se i bardhi", ndaj jep një sqarim të detajuar që e hedh poshtë një "mit" të tillë.

Procesi industrial të cilit i nënshtrohet sheqeri për t'u bërë i bardhë, nuk e dëmton produktin-sqaron portali ISSalute.

Që makaronat të shëndoshin dhe ananasi të dobëson është gjithashtu e rreme, pasi nuk ekzistojnë ushqimet "e mira" dhe ato "të këqia": të gjitha duhet të përdoren, por në proporcionet e duhura në kornizat e një diete të shëndetshme dhe të duhur.

Përsa i përkeq spinaqit, mbarë njerëzimi di që spinaqi është i pasur me hekur, por në fakt, spinaqi përmban elemente shumë më pak të asimilueshme nga organizmi se sa mishi.

Lajmet e rreme në internet përfshijnë shëndetin në përgjithësi. P.sh. është informacion i rremë që duhet të shqetësohemi për obezitetin tek fëmijët, duke qenë se ai largohet me rritjen e fëmijës.

Informacion i rremë është edhe çështja shumë e përfolur e kolesterolit, duke qenë se kolesteroli është një çështje gjenetike dhe jo e mënyrës së të ushqyerit.

Apo siç është i rremë informacioni se ushqimet e yndyrshme dhe qumshti bëjnë mirë për stomakun, ndërkohë që përmbajtja e lartë e yndyrës tek ushqimet dhe qumshti ul boshllëkun e stomakut duke e bërë tretjen të zgjasë më shumë.

Më pas  vijnë "mitet" e lidhura me natyrën, si psh.: ushqimet e prodhuara nga fshatarët janë më të sigurta dhe të shëndetshme se të tjerët. "Kontrollet e produkteve të komercializuara janë më të shpeshta dhe të sigurta se tek ushqimet e fshatarëve" 

Më pas është informacioni për ushqimet pa gluten, që presupozohet të jenë më të shëndetshme se ato me gluten. E në fakt ushqimet pa gluten kanë më shumë kalori se ato me gluten dhe shumë më pak fibra, kripra, minerale dhe vitamina.

Në morinë e shumë teorive dhe "legjendave" mbi ushqimin që qarkullojnë në internet, mbetet t'i besojmë vetëm shprehjes "Pyet 100 vetë e bëj si di vetë!"