Ingrit Gjoni gjithmonë tërheq vëmendjen e publikut me fotografitë që publikon në “Instagram”, pasi shfaqet me ndonjë look të ri ose shumë provokuese.

Por këtë herë këngëtarja habit ndjekësit e saj në rrjetet sociale, pasi shfaqet si nuse. Dhe jo një nuse e zakonshme, por një nuse me pantallona të shkurtra.

Me vello, pantallona të shkurtra të bardha, bluze e taka të kuqe dhe një buqetë lulesh në dorë, këngëtarja shfaqet shumë ndryshe këtë herë.