Andres Iniesta rinovon kontratën e tij me Barcelonën. Tashmë nuk ka më dilema, pas shumë bisedimesh, mesfushori i blaugranave ka arritur akordin me drejtuesit e klubit për të vazhduar aventurën tek katalanasit. Lajmi konfirmohet në faqen zyrtare të klubit në Twitter.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomu vetëm pak ditë më parë deklaronte se me lojtarin kishin arritur të gjenin gjuhën e përbashkët. Në fakt gjatë gjithë kohës numri një i blaugranave ka insistuar që Don Andres të vazhdoj të jetë pjesë e skuadrës, pasi sipas tij, futbollisti është një lojtar tepër i rëndësishëm për Barcën dhe se ishte i gatshëm të bëntë çdo gjë për të mos lejuar largimin.
Fundi ishte ai që vetë presidenti donte, Andres Iniesta do të vazhdoj të jetë pjesë e blaugranave. Kontrata aktuale e 33-vjeçarit skadonte në qershor të 2018. Vetë lojtari në disa raste e linte të hapur mundësinë e largimit. Mesfushori regjistron 639 ndeshje me fanellën e Barcës dhe 55 gola të realizuar.





