Vera duket se ka “zhveshur” edhe Inis Gjonin. Showgirli i mirënjohur nuk është parë shumë buzë detit këtë verë, deri në këto foto. Në top formë dhe në shoqërinë e vajzës së saj, Inisi është fotografuar duke pushuar në Golem. Natyrisht që duket e habitshme sesi një bukuroshe si Inis zgjedh bregdetin e Golemit për të pushuar, teksa shumica e personazheve publikë zgjedhin jugun e vendit, apo edhe plazhet jashtë Shqipërisë.

Së bashku me kacurrelsen simpatike ka qenë edhe e bija, Coco Antonel. E veshur me rroba banjo të zeza Inisi është shfaqur si gjithnjë në top formë këtë verë, duke konfirmuar edhe njëherë se mbetet një nga femrat më sharmante në vendin tonë.