Për ekipin e zemrës mund të bëhet gjithçka. Ky është rasti i një tifozi të Barit, i cili ishte në arrest shtëpie, dhe vendosi të dalë e të shkojë në stadium, për të parë ekipin e Migjen Bashës.
20-vjeçari u pikas nga agjentët e policisë në tribunën veriore të stadiumit, nëpërmjet kamerave të sigurisë, dhe në atë moment u arrestua.
Përveç largimit pa leje nga arresti shtëpiak, ai ishte futur në stadium edhe pa biletë, duke mos u identifikuar. Si të mos mjaftonte kjo, edhe ndeshje përfundoi me shifrat 0-0.





