Ambasadori rus në SHBA Anatoli Antonov komentoi ngjarjet në Kursk dhe tha se Rusia po përgatit një përgjigje ndaj inkursionit të trupave ukrainase.
Në një intervistë për mediat ruse, Antonov tha se Vladimir Putin kishte vendosur tashmë se cila do të ishte përgjigja ndaj sulmit të Ukrainës në Kursk.
“Unë ju them sinqerisht se presidenti ka marrë një vendim. Jam plotësisht i bindur se të gjithë do të vuajnë një dënim të rëndë për atë që ndodhi në rajonin e Kurskut”, tha ambasadori.
Duke komentuar njoftimet se Kievi do të përpiqet të krijojë një zonë tampon në Kursk, Antonov tha se kjo është e pamundur.
“Kjo është e pamundur. Nuk do të ketë zonë tampon në territorin e Federatës Ruse. Nuk është në dorën e amerikanëve të gjykojnë se çfarë duhet të bëjë Rusia dhe si Rusia do të mbrojë kufijtë e saj. Ne nuk do ta diskutojmë këtë,” tha ai.
Në fund, ambasadori deklaroi se forcat ukrainase në Kursk do të shkatërrohen.
“Askush nuk dyshon se ato do të shkatërrohen. Jo të shtypura, por të shkatërruara. Vetë fakti që ne ende nuk i kemi hequr të gjitha kërcënimet e sigurisë ndaj Rusisë, na thotë vetëm një gjë, dhe kjo është se ne kemi nevojë për një ushtri dhe një marinë. Të gjithë duhet të mendoni për mbrojtjen e atdheut tonë”, përfundoi ai.