Lorenzo Insigne është gjithnjë e më larg Napolit. Mino Raiola menaxheri i futbollistit po punon për t’i gjetur 28-vjeçarit një destinacion të ri për të vazhduar karrierën, pasi Insigne nuk është më i kënaqur me presidentin De Laurentiis që nuk ka ndërmend t’i ofrojë një rinovim të kontratës që firmosi para 2 vitesh, me Insignen që pretendon gjithashtu një rritje page.

Përveç Interit së fundmi në garën për të firmosur me lojtarin e përfaqësueses italiane ka hyrë edhe Atletico e Madridit. Diego Simeone e pëlqen sëtepërmi Insignen dhe Atletico mund të përmbushë kërkesat financiare të Napolit që synon të paktën 65 milionë euro nga shitja e sulmuesit anësor që mund të përshtatet edhe si mesfushor pas dy sulmuese.

Atletico Madrid aktualisht është në kërkim të përforcimeve me peshë për të zëvendësuar lojtarët e shumtë që do të largohen në këtë merkato përfshirë këtu edhe yllin e skuadrës Antoine Griezmann.