Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 7 vite burg tre të rinjtë të cilët inskenuan marrjen peng të vajzës së një biznesmeni, ku në këmbim të lirisë së saj i kërkuan 400 mijë euro.

Tre minorenët, pjesë e të cilëve ishte edhe vetë vajza e biznesmenit, janë shpallur fajtorë për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrjen e pasurisë”. Në këtë ngjarje u përfshi vajza e biznesmenit, i dashuri i saj dhe miku i tyre.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pezulluar edhe ekzekutimin e dënimit me burg, duke vendosur ndaj tyre lirinë me kusht. Fillimisht Orjon Hoxha u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg, Kris Gjore me 2 vjet burg dhe Nensi Ç., me 2 vjet e 6 muaj burg, por pas përfitimit të uljes së një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjykata i dha liri me kusht për një periudhë 3- vjeçare Orjon dhe Nensi, ndërsa Krisit për 2 vjet.

Të rinjtë pretenduan se kishin bërë thjeshtë një lojë, por togat e zeza nuk e konsideruan këtë dëshmi si të vërtetë.