ATHINE, 14 prill 2013– Ekipi i inspektimit i huadhënësve ndërkombëtarë ka përfunduar shqyrtimin e progresit të reformave të Greqisë, duke hapur rrugën për një tjetër pagesë prej 10 miliardë euro.
Marrëveshja e arritur me zyrtarët në Athinë i jep fund shqyrtimit të parë nga e ashtuquajtura "troika" e Komisionit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane pas këstit të dhjetorit që dhe në atë rast ndihmoi në evitimin e një falimenti kaotik.
"Misioni i tretë i rishikimit të programit përfundoi në Athinë me një marrëveshje përsa i përket nivelit të personelit", tha një prej delegatëve për Reuters.
Zyrtari shtoi se ministrat e Financave të Eurogroupit dhe bordi i FMN-së do të diskutojnë marrëveshjen në maj, kohë dhe kur pritet lëvrimi i të hollave.
Klaus Regling, kreu i Fondit të Shpëtimit të zonës euro u shpreh se është gati dhënia e ndihmës prej 10 milliard euro sapo Athina të plotësojë kushtet.
Greqia ka marrë rreth 200 miliardë euro në kredi shpëtimi që prej miratimit të këstit të parë të ndimës në maj 2010.





