Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në rajonin Elbasan-Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, ka ndaluar inspektorin e policisë Klemend Çani, i cili punonte si Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare “Qafë Botë” në Vlorë. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas njoftimit zyrtar, më 7 shtator 2025, rreth orës 12:39, Çani ka lejuar kalimin e dy shtetasve, T.H. dhe R.H., të cilëve Prokuroria u kishte lëshuar urdhër ndalimi në kuadër të një hetimi për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” nga viti 2023.

Ky rast tregon dështimin e kontrolleve në strukturat e policisë kufitare dhe nxit dyshime për favorizim të krimit të organizuar brenda institucioneve të sigurisë.

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.