Pedagogu i ekonomisë, Olti Rrumbullaku i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se pritet një periudhë kaotike në vendin tonë nëse do ketë hapa drejt BE.
Rrumbullaku: “Ne për fat të keq kemi një qeverisje ciklike. Që do të thotë se një vit para zgjedhjeve bëhet një lloj para amnistie. Edhe nja 4 muaj kemi këtë periudhën hibride që ne nuk e dimë se kush janë deputetët. Dmth kemi ende deputetë ato që janë, jo deputetët e rinj. Është një situatë që të paktën sjell një lloj problematikë shumë të madhe në sensing e zbatimit të ligjit. Duke shtuar këtu se i gjithë ky grup i inspektoriateve ka nga ana tjetër një gardian ose një roje ose aspekti tjetër ku duhet të japi llogari po flas për BE. Dhe ne kemi këtë tufë inspektoriatësh që janë shumë larg zbatimit të standarteve europiane dhe këtu mbetet një distancë shumë e madhe për ta pakësuar. Unë pres që kjo do jetë një periudhë kaotike nëse do kemi hapa drejt BE në tre vitet e ardhshme. Pra që do të thotë se do dëgjojmë shumë më tepër për IKMT, për AKU ose emrin që do ketë AKU.”





