Njoftimi i Instagram se videove më të vjetra dhe të klikuara do t’u ulet cilësia është quajtur “alarmante” nga përdoruesit.
Disa prej tyre kanë shprehur shqetësim pas deklaratës së Adam Mosseri se cilësia më e lartë do të ruhet për videot më të shikuara.
Sipas tij, Instagram do të reduktojë cilësinë e videove që nuk janë parë për një kohë të gjatë pasi numri më i lartë i shikimeve ndodh thuajse menjëherë pas publikimit. Platforma do të përmirësojë cilësinë e videoos nëse do të klikohet më shumë.
Eksperti i rrjeteve sociale, Matt Navarra tha për BBC se kjo lëvizje “bie në kundërshtim me mesazhet e mëparshme të Instagram dhe përpjekjet për të inkurajuar përdoruesit e rinj. Si mundet që ata që rrisin ritmin nëse përmbajtja që postojnë penalizohet për shkak të shikueshmërisë”, tha ai.
Sipas tij, kjo mund të nxisë edhe një cikël ku përdoruesit që postojnë vazhdimisht dhe janë të njohur mund të marrin më shumë përfitime se sa ata që përpiqen të krijojnë një komunitet ndjekësish.
Pas këtij vendimi të platformës qëndron kostoja e transmetimit të videove.
Videot me cilësi të lartë dhe që kanë shumë efekte vizuale, imazhe e video të tjera kërkojnë më shumë fuqi kompjuterike. Ato kanë më shumë ngarkesë se sa videot me cilësi më të ulët çka do të thotë se kërkojnë më shumë hapësirë në serverë.
Mosseri sqaroi se Instagram nuk vendos të reduktojë ose përmirësojë cilësinë e videove individuale, por kjo është “e përshkallëzuar”, ndërsa shtoi se mendon që ndryshimi nuk është “madhor”. Sipas tij, përdoruesit duhet të përqendrohen te krijimi i përmbajtjes që kënaq audiencën se sa te mundësia që cilësia e videos të reduktohet nga platforma.
Në maj, Instagram bëri ndryshime në rekomandimin e përmbajtjes, sidomos videove për “t’u dhënë të gjithë përdoruesve një mundësi më të barabartë për të spikatur”.