Instagram ka prezantuar Instagram Map, një shtojcë të re me të cilën përdoruesit mund të ndajnë vendndodhjen e tyre më të fundit dhe të zbulojnë përmbajtje përmes saj.

Kjo vjen bashkë mes Reposts dhe sektorit “Friends” në videot Reels.

Me opsionin e hartës, Instagram po kopjon një nga veçoritë e Snapchat, siç ndodhi me Story në vitin 2016. Tani duket se kërkon edhe ‘kurorën’ e Maps që në Snapchat së fundmi ka kaluar në mbi 400  milionë përdorues aktivë në muaj dhe është një nga  ofertat më kryesore të aplikacionit.

Instagram thotë se vendndodhja nuk është e aktivizuar dhe përditësohet vetëm kur përdoruesi hap hartën. Snap Map i lejon të zgjedhin nëse vendndodhja përditësohet kur futen në aplikacion apo në kohë reale.

Dërgimi i vendndodhjes përmes mesazhit në Instagram zgjat vetëm për një orë.

Sa për opsionin “Reposts”, Instagram duket se po merr mësime nga TikTok dhe X. Përdoruesit mund të ripostojnë Reels dhe foto nga llogaritë publike. Këto postime mund t’iu shfaqen edhe miqve të tyre si  dhe do të kalojnë në një sektor të veçantë në profil.