Instagrami po përpiqet që ta bëjë aplikacionin të sigurtë dhe të këndshëm për të gjithë. Platforma e zotëruar nga Facebook lajmëroi shtimin e disa opsioneve të tjera për ta bërë më miqësore dhe të sigurtë aplikacionin, raporton TechSot.
Për të shtuar më tej sigurinë , Instagram ka shtuar edhe një faqe me informacione nga ku ju mund të mësoni si ta mbroni veten tuaj ndërkohë që shijoni postimet tuaja të preferuara.
Për sa i përket mënyrës sesi Instagrami ka ndërmend që të largojë përmbajtjen e dyshimtë , aplikacioni nuk ka sqaruar asgjë. Deri tani është lajmëruar se të gjitha postimet me përmbajtje dhune dhe të ndjeshme do të largohen.





