Instagrami i Luzit ka qenë një ndër temat më të diskutuara të Big Brother Vip Albania. E mesa duket do të vazhdojë të mbetet i tillë edhe pas daljes së tij nga shtëpia.

Pas gjithë rrëmujës me Instagramin e parë, ishte Kiara ajo e cila i hapi parnerit të saj një profil të ri në këtë rrjet social, të cilin e menaxhonte deri ditën, që Luizi përfundoi aventurën e tij. Pas daljes nga shtëpia, Instagrami i kaloi “të zotit” i cili prej disa ditësh tanimë postonte foto dhe videot të vetat. Por gjatë orëve të para të mesnatës, profili i Luiz Ejllit është zhdukur sërish.

Në asnjë moment gjatë këtyre ditëve në daljet e tij publike, Luizi nuk është shprehur se donte ta mbyllte Instagramin dhe kjo na bën të mendojmë se ka ndodhur diçka pa dëshirën e tij.

Ai ka treguar jo më larg se dje se me disa prej atyre që e konsideronin veten miq të tij kishte dy vite pa folur.