Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut janë shkaku kryesor i vdekjeve në shqipëri, duke zënë 52.9 për qind të rasteve sipas të dhënave të vitit 2024.

Në të dhënat e publikuara këtë të enjte për këto shkaqe janë 11 e 600 persona që kanë vdekur si pasojë e këtyre sëmundjeve me një rritje kundrejt vitit 2023, por më pak se 2022 kur u shënuan 13 mijë raste fatale.

Për shkaqet të papërcaktuara mirë janë 21 për qind të rasteve rreth 4 mijë e 500 raste fatale thuajse në të njëjtat situate me dy vitet e fundit.

Sa u përket tumoreve janë 3300 persona që kanë humbur betejën në 2024  duke shënuar sërish rritje. Gjithashtu raportohen Janë regjistruar 110 vdekje foshnjore në vitin 2024, nga 144 në vitin 2023.

Megjithatë institute i statistikave bën të ditur se në Shqipëri janë regjistruar 22.102 vdekje, duke shënuar një rritje prej 3,8 %, krahasuar me vitin 2023 kur u shënuan 21.286 vdekje.

Prej tyre 97 për qind e rasteve janë për shkaqe natyrale dhe 1.9 për qind për aksidentet që gjithsesi rastet fatale në këtë kategori janë në rënie.

Sa i përket vrasjeve dhe vetëvrasjeve mbeten sërish në të njëjtin nivel me 0.2 dhe 0,8 përqind të totalit.