TIRANE, 28 shkurt 2014 – Shqipëria po del me humbje në tregtinë e jashtme. Instituti i Statistikave konstaton se bilanci tregtar i vendit është përkeqësuar. 

Në janar, deficiti tregtar arriti në 17 miliardë lekë, duke u thelluar me 3.6 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Rritja e deficitit tregtar erdhi si pasojë e rritjes së importeve dhe rënies së eksporteve. Kështu, sipas INSTAT-it, në janar u eksportuan 18 miliardë lekë produkte me ulje 1.5% kundrejt janarit të një viti më parë. Ndërsa importet arritën në 34 miliardë lekë, me rritje vjetore 0.9% . 

Ndërkaq ka ndryshuar edhe harta e vendeve me të cilat Shqipëria zhvillon shkëmbimet tregtare. Sipas Institutit të Statistikave, 67.3% e tregtisë realizohet me vendet e Bashkimit Europian, ku partnerët kryesorë si në kahun e importeve, ashtu edhe eksporteve janë Italia, Greqia, Kina dhe Turqia. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/