INSTAT publikoi statistikat afatshkurtra me treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, që përfshijnë aktivitetet ekonomike: Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, në tremujorin e tretë 2025.
Sipas INSTAT, industria shënoi rënie në treguesit kryesorë, ku indeksi i shitjeve neto u ul me 8,4%, prodhimi me 5,4% dhe numri i të punësuarve me 2,5%. Megjithatë, fondi i pagave shënoi rritje 5,3%.
Në sektorin Energji elektrike, Gaz dhe Avull, indeksi i prodhimit ra 16,4%, ndërsa shitjet neto u ulën me 0,4%. Numri i punësuarve u rrit lehtësisht me 0,2% dhe fondi i pagave me 4,8%.
Sektori i Furnizimit me ujë, Trajtimit dhe menaxhimit të mbetjeve regjistroi rritje të forta: shitjet neto u rritën 10,1%, prodhimi 8,9%, punësimi 0,9% dhe fondi i pagave 7,8%.
Ndërtimi shënoi performancë të lartë, me rritje të treguesve: shitjet neto me rritje 7,4%, prodhimi me 6,6% rritje, punësimi 6,0% me shumë dhe fondi i pagave u rrit me 15,7%.
Treguesit e tremujorit të tretë 2025 tregojnë një përqindje rritjeje në sektorët e ndërtimit dhe shërbimeve të ujit, ndërsa industria dhe energjia përballen me sfida në volumet e prodhimit dhe të shitjeve.





