Viti 2022 ka pasur rritje të turistëve të huaj jo vetëm gjatë verës por edhe në vjeshtë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave numri i të huajve në strukturat akomoduese ka qenë në rritje në raport me nëntorin e vitit të 2021. INSTAT raporton se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 13,5 %, në krahasim me nëntor 2021, numri i vizitorëve rezident është rritur me 11,8 % por rritjen më të madhe e kanë të huajit me 15,2 %.
Të dhënat mbi strukturat akomoduese në Nëntorin e shkuar tregojnë se nga totali i vizitorëve 50.9 për qind janë jo rezidentë. Nga këta të fundit 12.4 për qind janë shtetas të Kosovës ndërkohë që 10.2 për qind nga Italia, 3.4% nga Anglia dhe 3% nga Gjermania.
Numri i netë qëndrimeve gjithsej ka rënë me 2,7%, në krahasim me Nëntor 2021. Nga rezidentët është shënuar rritje me 6% i netë qëndrimeve, ndërsa nga jo-rezident ka rënë me 8,2%”.
Sipas publikimit të INSTAT, vizitorët preferojnë më shumë rajonin qendror Durrësin dhe Tiranën, pasi numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 63,8%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 17,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
SHTETËSIA E TURISTËVE TË HUAJ
Kosovë 12.4 %
Itali 10.2 %
Angli 3,4 %
Gjermani 3,0 %
Shtetet e bashkuara 2,3 %
Të pa specifikuara 19,6 %