Instituti “Beauty Healthy” në Durrës, vjen në muajin dhjetor me rastin e festave me një sërë paketash promocionale për të gjitha vajzat dhe zonjat që duan të kujdesen për fytyrën dhe trupin e tyre.

Specialistja e lëkurës dhe njëherësh drejtuesja e sallonit estetik, Lorena (Anthusa Martiko), na tregon se ka kryer disa kombinime shërbimesh: si për trajtimin e fytyrës, trupit apo dhe thonjve e flokëve; kundrejt çmimeve joshëse dhe të përshtatura për të gjitha grupmoshat që drejtohen në këtë qendër.

“Kemi kombinuar shumë procese nga trajtimet që ne ofrojmë, duke nisur nga trajtimet e fytyrës të cilat kombinohen shumë mirë me atë të duarve dhe flokëve.

Disa nga këto paketa përfshijnë trajtime për trupin me efekte relaksi, që ne i kemi shtuar si procese të reja këtë vit në qendrën tonë. Siç është trajtimi me dru bambuje, i projektuar posaçërisht për relaksin e trupit, të cilat përveç efektit relaksues, ndikojnë shumë pozitivisht te pjesa e tonifikimit”.

Teksa po jetojmë në kohën që tendenca botërore në fushën e kujdesit estetik për filler e botoks po rritet nga dita në ditë, specialistja e lëkurës Lorena, tregon që këtë frymë po e përqafojnë së shumti edhe në Durrës, por ajo na këshillon që në periudhën e ftohtë të dimrit, duhet t’i kushtojmë prioritet lëkurës dhe hidratimit të saj.

“Tendencat e kohës së fundit janë për ato shërbime estetike që na ndihmojnë për eliminimin e shenjave të rrudhave, si filleri, botoksi. Por është shumë e rëndësishme pjesa e trajtimit të lëkurës, pasi duhet të kemi gjithnjë lëkurë të pastër që të jetë dhe e bukur. Unë sugjeroj shumë pastrimin e fytyrës, pastrimin nga pikat e zeza dhe nga yndyra, që na ndihmon të kemi një lëkurë të shëndetshme. Më pas mund të vazhdojmë me hidratimin e lëkurës, që na jep trajtimin e duhur për periudhën e dimrit, e cila na ushqen dhe hidraton lëkurën: duke na dhënë kështu përgaitjen e duhur për festa”, këshillon Lorena.

Për të pasur një pamje sa më natyrale dhe për të gjithë ato që duan një fytyrë të freskët e rinore, specialistja e lëkurës më tej këshillon që pas këtyre proceseve, mund të vijohet me trajtime të tjera si ato për eliminimin e njollave, mesoterapinë etj.

Salloni “Beauty Healthy” pas një dekade që operon në Durrës, vjen këtë sezon me ambiente të reja moderne, elegante e tejet relaksuese për të gjitha zonjat e zonjushat që duan t’i dedikojnë kujdesin maksimal vetes së tyre… duke shtuar dhe shërbime të reja për trajtimin e flokëve dhe thonjve.

“Këto 10 vite jemi fokusuar te trajtimet që kanë të bëjnë kryesisht me problemet që shkaktojnë hormonet në lëkurë, siç janë aknet, obeziteti, problemi i qimeve të tepërta në lëkurë etj. Por duke parë kërkesat në rritje për t’i dhënë zgjidhje problemit të rënies së flokëve, kemi shtuar dhe proceset e trajtimeve të flokëve duke përdorur linjat e produkteve më të njohura”.

Dhe për të qenë një femër sa më e kompletuar, Lorena i mirëpret të gjitha në sallonin e saj, pasi ka shtuar edhe shërbimin e trajtimit të thonjve, qerpikëve e vetullave; teksa në këtë muaj festiv, kushdo që shkon për të kryer një shërbim në sallonin estetik, do të përfitojë edhe një dhuratë!

S.L.