Tiranë, 30 prill 2014 – Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, ka thënë sot në Bruksel se beson se liderët e BE-së në qershor do ta miratojnë përparimin e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.

“Në 10 vjetorin e pranimit në BE të disa vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore, në vitin 2004, besoj se liderët e BE-së në qershor do ta miratojnë përparimin e Shqipërisë ne Bashkimin Evropian”, – ka thene ai.

Fyle ka deklaruar sot se pret mandat “shumë të suksesshëm” pesëvjeçar për komisionarin e ardhshëm, i cili është përgjegjës për pranimin e anëtarëve të rinj në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, “perspektivë evropiane” presin edhe disa shtete në pjesën lindore të Evropës, të cilat deri tashme nuk kanë pasur mundësi të anëtarësimit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/