Kryeministri Edi Rama në konferencë me përfaqësuesin e lartë për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë dhe zv.Presidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell foli për diskutimin që ka pasur sa i takon cështjes së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Rama tha se me Borrell kanë folur padyshim për situatën në Ukrainë, dhe për efektet që ajo ka sjellë në shtete të ndryshme.
Rama tha se qeveria që ai drejton nuk ka asnjë në dorë për të zhbllokuar procesin e integrimit në BE, ndërsa shprehu pritshmëri për presidencën franceze, që do të nisë nga puna në qershor.
Ndërkohë Rama i kujtoi Borell, që të fusë në llogari edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, në rast të ndihmave që do të jepen për shtetet e prekura nga lufta në Ukrainë, dhe kriza energjitike.
“Unë mbetem aty ku kam qenë dhe më parë që tani është cështje e KE, e BE.
KE e ka thënë që Shqipria duhet të ulet në tryezë për të nisur bisedimet për anëtarësim.
Këshilli Evropian s’ka arritur do ta bëjë këtë për bllokimin së fundmi të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria ne jemi këtu të gatshëm të ulemi por s’do humbasim asnjë minutë nga ai pak gjumë që flemë që kjo të ndodhë se do bëjmë punën njësoj sikundër të ishin hapur bisedimet.
I takon Këshillit Evropian sa më parë ta bëjnë aq më në nderin e tyre është se po kalon shumë kohë duke premtuar dhe duke mos mbajtur premtimet por tani e kuptojmë që s’është çështje e një vullneti të të gjitha vendet janë të gatshme është cështje e një bllokimi mes dy vendeve të tjera. Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Presidenca franceze mund ta bëjë këtë në qershor do të ishte mirë ta bënte por dhe nëse nuk e bën këtu jemi prap presim kur të bëhet por nuk presim asnjë sekondë për të vijuar të njëjtat punë që kemi bërë e duhet të bëjmë e na afrojmë gjithnjë e më shumë me standartet e BE këtu në Shqipëri”.





