Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë Majlinda Dhuka, ministër Shteti dhe Kryenegociator ka treguar për vendimet që janë marë sa i takon integrimit dhe negociatave në BE.
Ndër to është miratimi i marrëveshjes së financimit me Shqipërisë dhe Komisionit Europian në kuadër të programit të vitit 2022 IPA 2022
“Keshilli i ministrave miratoi dy vendime shume te rendesishme për integrimin europian dhe të negociatave që kanë nisur me konferencën e parë ndërqeveritare në korrik të vitit të kaluar.
Vendimi i parë është miratimi i marrëveshjes së financimit midis Shqipërisë dhe Komisionit Europian në kuadër të programit të vitit 22, IPA 3.
Përfshin një asistencë prej 82.6 mln euro, kjo do të mbështesë disa nga reformat kryesore të vendit me kontribut të drejtpërdrejt në BE.
Mbështetje për procesin e vleresimit te perkoheshm të gjyqtarëve dhe prokurorëve faza e trete me vlerë 9.7 milionë euro”- tha nder te tjera ajo.