Inteligjenca amerikane ka paralajmëruar se Irani po synon të vrasë ish-presidentin amerikan Donald Trump. 

Kandidati republikan presidencial u informua në lidhje me kërcënimet reale nga Irani për ta vrarë atë në një përpjekje për të destabilizuar dhe mbjellë kaos në Shtetet e Bashkuara, tha drejtori i fushatës së Trump. 

Qeveria iraniane nuk ka komentuar, por Teherani ka mohuar më parë pretendimet e SHBA për ndërhyrje në çështjet amerikane. Trump postoi në faqen e mediave sociale ‘X’, se ka kërcënime të mëdha për jetën e tij nga Irani. “Lëvizjet që janë bërë tashmë nga Irani nuk funksionuan, por ata do të provojnë përsëri”, u shpreh ai. 

Zyrtarët e zbatimit të ligjit në të gjitha agjencitë po punojnë për të siguruar që Trump të mbrohet dhe që zgjedhjet të jenë pa ndërhyrje. Ndaj tij janë shtuar edhe forcat e sigurisë pas tentativave për t’a vrarë. Së fundmi prokurorët amerikanë kanë akuzuar Ryan Wesley Routh, personi që tentoi të vriste ish- presidentin amerikan pranë fushës së golfit.