E përditshma britanike “Travel News” ka publikuar një shkrim mbi trendet e udhëtimeve për 2025, duke përdorur rekomandimet e inteligjencës artificiale.
Mes pesë rekomandimeve të inteligjencës artificiale, si më të mira për të pushuar vitin e ardhshëm është edhe Shqipëria.
Destinacionet kryesore të udhëtimeve sipas inteligjencës artificiale për arratisjen tuaj të radhës në 2025, veç rivierës shqiptare janë Brescia në Itali, Santa Barbara në Kaliforni, Chiang Rai në Tajlandë si dhe Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Riviera Shqiptare rekomandohet për ujërat e saj mahnitëse dhe malet përgjatë vijës bregdetare në Shqipërinë jugperëndimore. Sipas rekomandimeve të inteligjencës artificiale, koha më e mirë e vitit për të vizituar vendin mesdhetar është Maj-Shtator.
Një nga atraksionet më të njohura është Syri i Kaltër. Një burim me ujëra të pastra kristal.
Këshillat kryesore të inteligjencës artificiale për të udhëtuar me një buxhet të kufizuar, duhet që udhëtimi të planifikohet më parë si dhe akomodimi të bëhet në bujtina apo në apartamente me qira ditore pasi janë më të lira se hotelet.