Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka publikuar së fundmi raportin e inteligjencës ushtarake për situatën në Ukrainë.

Sipas Inteligjencës Britanike që prej datës 10 korrik, bombardimet e artilerisë ruse kanë vijuar në një pjesë të Donbasit verior, por pa përparime të mëdha territoriale. Ata kanë bërë me dije se forcat ukrainase kanë mundur të bëjnë qëndresë të vazhdueshme dhe i kanë shtypur rusët në rajonin verilindor të Kherson-it, por pa përparuar në aspektin territorial.

“Në fund të qershorit, një agjenci ruse e mediave, e vendosur në rajonin e Liqenit Baikal, publikoi një video në të cilën gratë e ushtarëve pretendojnë se ushtarët e brigadës së 5-të të tankeve janë të rraskapitur mendërisht dhe fizikisht”, sipas inteligjencës britanike.

Ministria ruse po përpiqet të zgjidhë problemin e lodhjes midis forcave të dislokuara.

“Ky është ndoshta një nga problemet më të mëdha të Ministrisë së Mbrojtjes ruse, sepse ushtarët kanë luftuar në mënyrë aktive që nga fillimi i luftës më 24 shkurt”, shkruan Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në Tweet-er.