Rusia po kërkon gjithnjë e më tepër që të inkurajojë hacker-at që të sulmojnë Britaninë dhe vendet e tjera Perëndimore. Kjo është ajo që deklaroi kryetarja e GCHQ, në fjalimin e saj të parë si shefja e inteligjencës britanike.

Ann Kist-Butler deklaroi se agjencia që ajo drejton është thellësisht e shqetësuar për “lidhjet mes inteligjencës ruse dhe grupeve të treta të hacker-ave,” që sipas saj kanë shfrytëzuar prej kohësh mjedisin tolerant brenda vendit.

Në të shkuarën, Rusia krijoi mjediset e duhura për funksionimin e këtyre grupeve, por tani po i inkurajon ata, tha Kist-Butler, teksa fliste për një “kërcënim me përhapjen globale”.

Ajo përmendi në mënyrë specifike kërcënimet nga “ransomëare”, si “kërcënimi më akut dhe më i përhapur”.

Vetëm javën e kaluar, siç raportohet nga Guardian, Agjencia Kombëtare e Krimit të Britanisë njoftoi se kishte zbuluar shtetasin rus Dmitry Khorosei si administratorin e grupit LockBit, mjetet e hakerimit të të cilit u përdorën për të kryer më shumë se 7,000 sulme mes qershorit 2022 dhe shkurtit 2024 në SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Kina dhe gjetkë.

Pagesa e dhënë si formë shpërblimi për kriminelët kibernetikë zakonisht nuk është taktikë e paligjshme, përveç rasteve kur hackera-t janë të listuar pjesëtarë të si organizatave terroriste.

Shpesh kompanitë e paguajnë shpërblimin në kriptomonedhë.

Kryetarja e  i GCHQ gjithashtu iu referua Kinës si një “rrezik kibernetik real dhe në rritje për Mbretërinë e Bashkuar”, megjithëse jo një kërcënim.