Forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e territorit kyç në veri të vendit, duke i detyruar forcat ruse të tërhiqen nga zonat përreth qytetit të Chernihiv dhe në veri të kryeqytetit Kiev, tha të martën inteligjenca ushtarake britanike.

Luftimet jo të ashpra ka gjasa të vazhdojnë në disa nga zonat ku Ukraina ka rimarrë kontrollin, por “do të zvogëlohen këtë javë pasi pjesa tjetër e forcave ruse po tërhiqet”, tha ministria e Mbrojtjes në një postim në Twitter.

Shumë nga njësitë ushtarake ruse që tërhiqen ka gjasa të kërkojnë të pajisen me armatime përpara se të nisin ndonjë operacion tjetër në lindje të vendit, shtoi ministria.